Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Çitaku akuzon Kurtin se po sulmon opozitën për të fshehur skandalet

Redaksia Lajmetereja • 31-05-2025 17:59
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Çitaku akuzon Kurtin se po sulmon opozitën për të fshehur skandalet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar se po sulmon opozitën për të shmangur përgjegjësinë për dështimet e qeverisë së tij. “Në vend që të japë llogari për dëmtimin e ekonomisë dhe prodhuesve vendorë, për aferat e panumërta korruptive dhepër përfshirjen e vëllait të Luan Dalipit në pazare me energjinë,Kurti sulmon opozitën dhe e etiketon si patriarkale dhe të prapambetur”, ka shkruar Çitaku në Facebook,duke iu përgjigjur deklaratës së Kurtit nëmbledhjen e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo kujtoi se PDK-ja ka qenë e para që propozoi një grua për presidente – Flora Brovinën – dhe ka mbështetur gratë në pozita të larta politike në mënyrë të vazhdueshme. Sipas saj, qëndrimi i PDK-së për të mos votuar ministrat e Qeverisë Kurti 2 është i qartë, dhe i takon Lëvizjes Vetëvendosje të propozojë një kandidat tjetër nga radhët e veta, ku, siç tha, janë edhe rreth 40 deputetë të tjerë, përfshirë shumë gra. Çitaku përmendi edhe tri rastet ku, sipas saj, gratë janë sulmuar nga VV-ja. “Valdete Dakën e sulmuan deri në shkarkim. Vlora Hysenin e shkarkuan. Gresa Cakën e sulmuan brutalisht, vetëm pse nuk mund ta shkarkonin. Ky është realiteti, jo propaganda”, ka shkruar ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar