Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 2 min lexim

Bislimi: Kosova kurrë s’ka pasur marrëveshje për Asociacionin me Serbinë

Redaksia Lajmetereja • 31-05-2025 17:59
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bislimi: Kosova kurrë s’ka pasur marrëveshje për Asociacionin me Serbinë
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, i ka adresuar kritika të reja Bashkimit Evropian (BE) për anim kah Serbia në dialogun me Kosovën. Ai, një në intervistë për Deutsche Wellen, theksoi se lehtësuesi i dialogut ka kërkuar përherë veprime nga Kosova për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, teksa shtoi që lista e obligimeve të papërmbushura e Serbisë është dyfish. Kryenegociatori Bislimi tha po ashtu se në dialog se Serbia është konsideruar subjekti më i fortë ngase e ka marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. “Nuk ka asnjë lloj dyshimi nëse BE-ja ka qenë apo jo e anshme në këtë proces. Këtë nuk e kundërshton askush. BE-ja ka qenë e anshme në këtë proces dhe ka pasur preference të qarta për akomodimin e kërkesave të Serbisë për arsye se kanë besuar që arritja e një marrëveshjeje për normalizim është nëse i plotëson kërkesat e palës më të fortë në dialog”, ka thënë Bislimi. Mes kërkesave që ai tha se iu akomoduan Serbisë e përmendi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e për të cilin theksoi se nuk përmendet specifikisht në asnjërin nen të Marrëveshjes Bazë. “Kosova nuk ka pasur kurrë marrëveshje për Asociacionin me Serbinë. Ka pasur një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila ka qenë një lloj marrëveshjeje transaksionale: Serbia ka kërkuar diçka, Kosova ka kërkuar diçka. Në këtë marrëveshje Serbia ka kërkuar: Asociacionin. Ka kërkuar një garanci të qeverisë së Kosovës që ushtria nuk do të shkojë në kufi në veri pa dakordim me KFOR-in. Dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian hapjen e negociatave për anëtarësim”, ka thënë Bislimi. Ai tha se një pjesë e këtyre kërkesave Serbisë iu përmbushën edhe pa nënshkrimin e marrëveshjes, tek e potencoi letrën që ish-kryeministrit Hashim Thaçi ia pati drejtuar shefit të NATO-s për konfirmimin e gatishmërisë për të mos e dërguar ushtrinë në veri pa dakordim të KFOR-it. “Ajo që unë nuk kuptoj është se si Bashkimi Evropian nuk i ka bërë kurrë presion Serbisë që ajo të dorëzojë të paktën 1 të 10-tën e produktit për të cilin është dakorduar në marrëveshjen e Brukselit, por insiston që ta marrë hisen e tretë të produktit të porositur ndërsa Kosova të mos marrë asgjë në këmbim”, ka theksuar kryenegociatori. Kritikë Brukselit zyrtar Bislimi i shprehu edhe për heshtjen karshi shkeljes që Serbia ua bën të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar