Sport
Skandali në Iran: Gjyqtari anësor pezullohet pas fyerjeve të rënda ndaj futbollistit shqiptar Jasir Asani
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet e futbollit në Iran kanë ndërmarrë masa të menjëhershme pas një incidenti të ndodhur në fushë mes sulmuesit shqiptar Jasir Asani dhe gjyqtarit anësor Alireza Ildorom, i cili tashmë është pezulluar zyrtarisht pas akuzave se ka fyer rëndë familjen e lojtarit.
Ngjarja ka rrodhur gjatë ndeshjes mes Esteghlal Khuzestan dhe Esteghlal Teheran, skuadër në të cilën luan Asani, e cila u luajt më 7 nëntor dhe u mbyll pa fitues. Provat audio të siguruara nga sistemi VAR kanë rënduar ndjeshëm pozitat e arbitrit asistent.
Mediat iraniane raportojnë se pas verifikimit të fyerjeve përmes audio-regjistrimeve të sistemit VAR, Komiteti i Arbitrimit pranë Federatës së Futbollit ka ndërhyrë menjëherë për të sanksionuar shkeljen e rëndë të etikës nga ana e zyrtarit të ndeshjes.
Për të shmangur çdo paqartësi deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Komiteti Disiplinor, Komiteti i Arbitrimit ka vendosur qëkohësisht ta largojë Ildoromin nga çdo angazhim në ndeshjet e ardhshme.
Në vijim të kësaj çështjeje, është paralajmëruar një takim zyrtar mes drejtuesit të Departamentit të Arbitrimit, Danial Moradi, dhe kryetarit të Komitetit Disiplinor të Federatës së Futbollit, Abolfazl Hasanzadeh.
Gjatë këtij takimi pritet të diskutohet në detaje gjuha e përdorur nga Alireza Ildorom, fjalët fyese ndaj lojtarit shqiptar, si dhe analiza e sjelljes së Jasir Asanit gjatë situatës së tensionuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: