Politikë
Osmani reagon ashpër për zhvendosjen e simboleve shtetërore: Nuk janë orendi, por gurët kilometrikë të Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar publikisht lidhur me heqjen e fotografisë së liderit historik, Ibrahim Rugova, si dhe të Aktit të Pavarësisë nga pozicionet e tyre tradicionale në zyrën e udhëhequr nga zyrtarja Justina Shiroka-Pula.
Gjatë fjalës së saj, ajo solli në vëmendje figurën e Bekim Sejdiut, ish-kandidatit të mbështetur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kreun e shtetit, duke theksuar se një personalitet i tillë nuk do të ndërmerrte kurrë një hap të ngjashëm.
Duke vënë theksin te rëndësia e hapësirave institucionale, Osmani u shpreh se pozitat e nderit kanë një protokoll të përcaktuar qartë, teksa bëri të qartë se portreti i Rugova-s dhe dokumenti themeltar i shtetësisë nuk përbëjnë thjesht elemente estetike, por përfaqësojnë vetë shtyllat e Republikës.
"Besoj që e gjithë Kosova e din, që Bekim Sejdiu, një kandidat i jashtëzakonshëm që e patëm propozuar për president, asnjëherë nuk do ta zhvendoste as Deklaratën e Pavarësisë e as foton e presidentit historiku. Unë e di që tashti tentohet të arsyetohet zhvendosja në pjesë e qoshe të tjera si diçka normale. Megjithatë, nga Zyra Ovale e Presidencës amerikane e deri te zyrat e tjera të rëndësishme, në vendet e nderit dihet kush e ka vendin. S’mund të konsiderohen si elemente dekori. S’janë dekor, janë themelet e shtetit të Kosovës. Kushdo që e relativizon atë, po e relativizon vetë histonë e Kosovës ”, u shpreh Osmani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: