Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Sherr mes motrave– E goditën njëra-tjetrën dhe përfunduan në Polici

Redaksia Lajmetereja • 31-05-2025 17:57
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sherr mes motrave– E goditën njëra-tjetrën dhe përfunduan në Polici
Publikuar më: Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë një ndër problemet më shqetësuese në shoqërinë tonë, ku shpeshherë konfliktet mes anëtarëve të familjes përfundojnë me ndërhyrjen e policisë dhe me masa ndëshkuese. Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Ferizajt, ku një përplasje fizike mes dy motrave ka rezultuar me ndalimin e tyre për 48 orë nga Prokuroria Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 30 maj 2025, rreth orës 16:30, në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Ferizaj, ku pas një konflikti verbal, Kaltrina Ibrahimi, rreth 27-vjeçare dhe Yllka Ibrahimi, rreth 23-vjeçare – motra mes vete – kanë kaluar në përleshje fizike. Burimet nga hetuesia konfirmojnë se përplasja nisi kur Kaltrina e ka goditur Yllkën me shuplakë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me të njëjtën mënyrë. Përplasja ka vazhduar me kapje flokësh, derisa është ndërhyrë prindi i tyre për t’i ndarë. Rreth orës 23:00, rasti është raportuar në polici dhe njësitet relevante janë përgjigjur duke intervistuar të dyja të dyshuarat. Lidhur me rastin është konsultuar Prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit si “Sulmi – Dhunë në familje”, ndërsa me vendim të saj, të dy motrat janë dërguar në ndalim për 48 orë. Rasti është nën hetime dhe pritet të merret vendim për procedurat e mëtejme
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar