Politikë
Standardet e NATO-s në fokus: FSK-ja hedh një tjetër hap drejt validimit të mjekësisë ushtarake
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, kanë inspektuar nga afër dy ekipet mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këto ekipe aktualisht po kalojnë nëpër fazën e vlerësimit për validimin e kapaciteteve mjekësore të nivelit Role 1.
Gjatë këtij inspektimi, krerët e lartë të mbrojtjes u informuan hollësisht mbi shkallën e përgatitjes, gatishmërinë operacionale dhe aftësitë profesionale të trupave mjekësore, si dhe u njohën me ecurinë e deritanishme të procesit të validimit.
Ky proces i rëndësishëm po udhëhiqet nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake. Ai paraqet një gur kilometrik drejt modernizimit të shërbimeve shëndetësore të FSK-së, ngritjes së kritereve profesionale dhe harmonizimit të plotë me praktikat e Aleancës Veri-Atlantike.
Përmbyllja me sukses e validimit për kapacitetet Role 1 pasqyron angazhimin e palëkundur të FSK-së drejt zhvillimit të pandalur, profesionalizimit të strukturave dhe ngritjes së performancës për të përmbushur me sukses kriteret e NATO-s në fushën e kujdesit mjekësor ushtarak.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: