Aktuale
Reforma në shëndetësinë zvicerane: Nga 1 janari ndryshojnë tarifat për pediatrinë dhe urgjencat
Reklamë e Sponsorizuar
Sistemi i faturimit të shërbimeve mjekësore ambulatore në Zvicër do a pësojë ndryshime rrënjësore duke filluar nga data 1 janar 2027, duke prekur drejtpërdrejt disa nga kujdeset më jetësore, si pediatria dhe njësitë e urgjencave spitalore. Ky vendim vjen pas miratimit zyrtar që Ktheshi Federal i dha të mërkurës paketës së parë të rishikimit vjetor për tarifat mjekësore.
Në qendër të këtyre modifikimeve tarifore do të jenë fusha e pediatrisë, kujdesi ndaj adoleshentëve, si dhe shërbimet e urgjencës në spitale. Njëkohësisht, autoritetet kanë përditësuar edhe pagesat fikse që aplikohen për një sërë procedurash patologjike dhe ndërhyrjesh ambulatore, ku përfshihen operacionet e dorës, ato të nofullës dhe ndërhyrjet kirurgjikale te fëmijët.
Për qytetarët dhe familjet e pajisura me sigurim shëndetësor bazë, ky zhvillim do të reflektohet te mënyra e llogaritjes së faturave për shërbimet e prekura nga reforma, ku shumat mund të variojnë në varësi të terapisë së ndjekur. Sidoqoftë, ekzekutivi zviceran ka qenë i qartë se ky vendim nuk do të shoqërohet me ndryshime të primeve mujore të sigurimit shëndetësor.
Krahas këtyre masave, Këshilli Federal u ka lënë detyrë aktorëve kryesorë të fushës, duke përfshirë mjekët, institucionet spitalore dhe kompanitë e sigurimeve, që të hartojnë dhe të dorëzojnë propozime konkrete për optimizimin e faturimit në kujdesin parësor, me theks të veçantë te mjekët e familjes dhe mjekët pediatër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: