Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

I riu që vdiq në spital pasi u plagos me armë në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës

Redaksia Lajmetereja • 31-05-2025 17:56
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
I riu që vdiq në spital pasi u plagos me armë në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës
Publikuar më: Një kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë, pranë kodrës së Goricës, raporton “Jepi zë”. Viktima është Binak Kabashi, nga Shipoli i Mitrovicës, me prejardhje nga Hasi, shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai ishte raportuar fillimisht si i plagosur rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKM), ku iu nënshtrua ndërhyrjeve urgjente kirurgjikale. Përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar babai i tij, Ali Kabashi, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ka shkruar: “Shokë, miq, do ju njoftojmë me kohë për varrimin e djalit.” Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 21:45 të së enjtes, si pasojë e një debati mes viktimës dhe një shtetasi tjetër shqiptar, E.B., 23 vjeç. Sipas Policisë së Malit të Zi, autori u arrestua në kanionin e lumit Moraça, midis urave Blazov dhe Viseçi, pas një operacioni të gjerë në të cilin u përfshinë edhe Njësitë Speciale të Policisë. Policia bëri të ditur se E.B. posedonte dokumente udhëtimi të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ai tashmë po përballet me akuza për vrasje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje vijojnë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar