Kronikë
Bllokimi i bulevardit në Tiranë, policia ndëshkon me gjobë 37 protestues
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet policore të kryeqytetit kanë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj pjesëmarrësve në tubimet e zhvilluara së fundmi, duke vendosur dhjetëra gjoba gjatë dy ditëve të fundit.
Sipas informacionit zyrtar, masa administrative prej 5 mijë lekësh i është faturuar 37 protestuesve, pasi gjatë protestave të tyre kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe kanë penguar lirinë e lëvizjes në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”.
Në njoftimin e plotë të bërë publik nga policia thuhet: “Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimeve të 2 ditëve të fundit, vendosen 37 masa administrative.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluar me datë 09.11.2026 dhe 10.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.
Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: