Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi 1 min lexim

“Trepça” fton minatorët të tërhiqen nga përmbarimi: Rrezikohen pagat e prillit dhe majit

Redaksia Lajmetereja • 30-05-2025 15:18
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Trepça” fton minatorët të tërhiqen nga përmbarimi: Rrezikohen pagat e prillit dhe majit
Menaxhmenti i “Trepçës” u ka bërë të premten thirrje minatorëve që të tërhiqen nga procedurat përmbarimore për pagesat e orëve të fundjavës, duke paralajmëruar se përndryshe rrezikohen pagat e muajve prill për mbi 70 për qind të punonjësve dhe të majit për të gjithë minatorët. Në një shkrim në Facebook, kompania ka kërkuar arritjen e marrëveshjeve për pagesë me këste, për të shmangur shpenzimet shtesë të përmbaruesve dhe avokatëve, si dhe për të ruajtur stabilitetin financiar të ndërmarrjes. “Momentalisht është e pamundur të sigurohet pagesa e rrogave për prill 2025 për mbi 70% të punonjësve. Ekziston rreziku që të mos realizohet në kohë as pagesa e rrogave për muajin maj”, thuhet në reagim, duke shtuar se vetëm sot ekziston një urdhër përmbarimor mbi shumën 200 mijë euro. Sipas menaxhmentit, ka pasur përpjekje për të bindur përfaqësuesit e minatorëve që të pezullojnë përmbarimet për dy ditë, me qëllim që të bëhen pagesat e rrogave, por një marrëveshje e tillë nuk është arritur. Kompania bën thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke theksuar se marrëveshja është rruga e vetme për të shmangur pasojat e rënda financiare për të gjithë punonjësit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar