Kronikë
Skenderaj ngrihet kundër Speciales: Kuvendi Komunal miraton unanimisht deklaratën “Jo në emrin tim”
Reklamë e Sponsorizuar
Kuvendi Komunal i Skenderajt ka ndërmarrë një hap zyrtar duke miratuar njëzëri Deklaratën e titulluar “Jo në emrin tim”, përmes së cilës shprehet kundërshtimi i hapur ndaj vendimit dënues të shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka theksuar se angazhimi i UÇK-së ka qenë historikisht një betejë e pastër për liri dhe çlirim kombëtar, duke vlerësuar lart unitetin e treguar nga kuvendarët lokalë.
“Faleminderit të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Skenderajt për mbështetjen njëzëri të propozimit tim për miratimin e Deklaratës ‘JO NË EMRIN TIM’, përmes së cilës shprehim mospajtimin me aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, solidariteti me familjet e tyre dhe ritheksohet se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri dhe çlirim”, ka deklaruar Lushtaku.
Kreu i komunës ka vlerësuar se ky vendim i marrë në organin legjislativ lokal shërben si një dëshmi e qartë se popullata e kësaj zone dhe e mbarë vendit refuzon vendimet e kësaj gjykate.
“Ky votim i njëzëshëm është një dëshmi e qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve të Skenderajt: ‘JO NË EMRIN TIM!’ Mirënjohje për secilin anëtar që e mbështeti këtë deklaratë!”, ka shkruar Lushtaku në rrjetet sociale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: