Aktuale
Incident i rëndë në Fier: Rrjedhja e gazit në furrën e bukës rrezikon jetën e çiftit, ja gjendja e tyre shëndetësore
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa tragjike është evituar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit, pasi një rrjedhje gazi në mjediset e një furre buke ka rrezikuar jetën e dy personave.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 06:00, në lagjen “Afrim i Ri”, konkretisht në një aktivitet familjar që shërbente edhe si banesë për çiftin e bashkëshortëve. Dyshimet e para tregojnë se rrjedhja e gazit ka nisur nga rubineti i një bombule. Si pasojë e kësaj rrjedhjeje, shtetasit Janaq Kola (A. K.), rreth 60-62 vjeç, dhe bashkëshortja e tij I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në këtë biznes, kanë pësuar asfiksi.
Menjëherë pas dhënies së sinjalit për ndihmë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy autoambulanca. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po u jepet ndihma e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore. Aktualisht po punohet intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e sakta që çuan në këtë rrjedhje gazi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: