Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Redaksia Lajmetereja • 30-05-2025 13:38
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë
Gjykata Themelore në Pejë të premten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jon Hotit, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e dyfishtë më 13 nëntor 2024 në Klinë. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Shaqë Curri, Hoti për veprën penale “Vrasje e rëndë” u dënua me 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 1 vit burgim. Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik prej 24 vjet e 6 muaj burgim, raporton “Betimi për Drejtësi“. Hotit iu vazhdua masa e paraburgimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar. Ndaj këtij vendimi, lejohet ankesa në Gjykatën e Apelit. Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më  7 prill 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj Hotit, për vrasjen e R.Sh., dhe A.Sh., më 13 nëntor 2024 në Klinë. Sipas Prokurorisë, rasti kishte ndodhur në një lokal, pasi i pandehuri paraprakisht i kishte kërkuar shtëpitë e tyre e më pas i kishte kontaktuar viktimat përmes rrjetit social Facebook ku edhe kishin lënë takim në lokal. “Sipas aktakuzës, i pandehuri me datë 13 nëntor të vitit 2024, me dashje dhe me armë zjarri ka privuar nga jeta viktimat, R.Sh dhe A.Sh, në Klinë rreth orës 14:11 minuta, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave tjerë që ishin prezent në lokalin ku kishte ndodhur vrasja e dyfishtë, në atë mënyrë që i pandehuri paraprakisht i kërkon shtëpitë e viktimave, kurse me pas përmes rrjetit social Facebook i kontakton viktimat dhe me të njëjtit lejnë takim në një lokal në qendër të Klinës dhe pas një bisede disa minutëshe me dy viktimat me të cilët ishte i ulur në të njëjtën tavolinë, i pandehuri J.H ngritët në këmbë dhe duke qenë i kthyer me shpinë ka viktimat, nxjerr armën nga xhaketa e tij, dhe fillon të gjuaj në drejtim të viktimave, me ç’rast vëllai i viktimës R.Sh, dëshmitari E.Sh, hedhet në armë të pandehurit duke e parandaluar të njëjtin të gjuaj me tutje, kurse ne ato momente bie në dysheme arma e te pandehurit, ndërsa me pas i pandehuri J.H largohet nga vendi i ngjarjes, ku si pasojë nga të shtënat e armës se zjarrit, gjen vdekjen në vendin e ngjarjes viktima A.Sh, ndërsa viktima R.Sh dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar