Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Ambasada e Kosovës në SHBA uron Michael Bogachekun për nominimin si ambasador i ardhshëm në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ambasada e Kosovës në SHBA uron Michael Bogachekun për nominimin si ambasador i ardhshëm në Kosovë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka uruar Michael Bogachekun për nominimin e tij si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë. Përmes një postimi, ambasada ka shprehur urimet për Bogachekun pas vendimit të Shtëpisë së Bardhë për ta nominuar atë në këtë pozitë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Mikhail Bogachek, nga Florida, është nominuar për ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës. Nominimi i tij tashmë i është përcjellë Senatit amerikan, ku pritet t’i nënshtrohet procesit të konfirmimit. Bogachek do të mund ta marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit amerikan në Kosovë vetëm pas përfundimit të procedurave të konfirmimit në Senat.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar