Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri” në qytetin e Fierit, pas një rrjedhjeje gazi në një furrë buke. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e çiftit Kola, ku ata ushtronin edhe aktivitetin e tyre familjar për prodhimin e bukës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit Janaq Kolën, rreth 60 vjeç, dhe bashkëshorten e tij. Çifti është paraqitur në spital në gjendje asfiksie, ndërsa sipas të dhënave paraprake, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor nën kujdesin e bluzave të bardha. Ende nuk dihet se kush ka konstatuar i pari situatën dhe ka njoftuar shërbimet e urgjencës, por ndërhyrja në kohë ka shmangur një tragjedi të mundshme. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e rrjedhjes së gazit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar