Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të ri amerikan në Kosovë?

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 06:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të ri amerikan në Kosovë?
Mikhail Bogachek, i nominuari nga presidenti amerikan Donald Trump për ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka një karrierë mbi 25-vjeçare në sektorin privat, me përvojë në biznes, shëndetësi dhe drejtim institucional. Përveç angazhimeve në këto fusha, Bogachek është edhe anëtar i bordit drejtues të Koalicionit Republikan Hebre (Republican Jewish Coalition), organizatë që synon forcimin e lidhjeve mes komunitetit hebre amerikan dhe Partisë Republikane, si dhe mbështetjen e kandidatëve republikanë në zgjedhje. Sipas biografisë së publikuar nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), Bogachek, i njohur edhe si Michael E. Bogachek, aktualisht ushtron detyrën e drejtorit ekzekutiv të kësaj organizate ndërkombëtare. Në këtë pozitë, ai mbikëqyr administratën, financat, burimet njerëzore, prokurimin dhe shërbimet e teknologjisë informative. Para këtij angazhimi, ai ka qenë drejtor operativ i kompanisë farmaceutike VativoRx, e cila merret me administrimin e përfitimeve farmaceutike. Sipas biografisë zyrtare, shërbimet e kompanisë kanë përfshirë mbi 1.4 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara. Në karrierën e tij në sektorin privat, Bogachek ka themeluar edhe kompaninë Cooperton, e specializuar në sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e krizave. Sipas OAS-it, kjo kompani ofron mbrojtje teknologjike për më shumë se 60 për qind të spitaleve në Porto Riko. Ai është gjithashtu themelues i PharmaLife, kompani farmaceutike që ka zhvilluar sisteme elektronike për administrimin e të dhënave shëndetësore në shtetin amerikan të Xhorxhias. Një tjetër element i biografisë së tij është angazhimi në strukturat e Koalicionit Republikan Hebre. Më 6 nëntor 2023, kjo organizatë njoftoi zgjedhjen e Bogachekut në bordin e saj drejtues. Ai vazhdon të figurojë në listën zyrtare të anëtarëve të bordit. Sa i përket përgatitjes akademike, Bogachek ka diplomuar në inxhinieri industriale dhe të sistemeve në Institutin e Teknologjisë të Xhorxhias. Ai ka gjithashtu doktoraturë në bioinxhinieri, ndërsa më 2026 ka përfunduar një program drejtimi në Harvard Business School. Në biografinë e publikuar nga OAS thuhet se ai është autor i më shumë se 20 publikimeve shkencore dhe flet rrjedhshëm rusisht, ukrainisht dhe hebraisht. Megjithatë, në biografinë e tij zyrtare nuk përmendet ndonjë përvojë e mëparshme në shërbimin diplomatik apo ushtrimi i detyrës së ambasadorit. Nominimi i Bogachekut për ambasador të SHBA-së në Kosovë tashmë i është dërguar Senatit amerikan, ku duhet të shqyrtohet dhe të marrë miratimin përpara se ai të emërohet përfundimisht në këtë pozitë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar