Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Gjendet një shtëpi përplot me para në Shqipëri, mbi 12 milionë kesh

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 00:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjendet një shtëpi përplot me para në Shqipëri, mbi 12 milionë kesh
Publikuar më: Moderatori Blendi Fevziu ka publikuar një fotografi që tregon një dhomë në një banesë në Shqipëri, të mbushur me miliona euro. Sipas tij, fotografia është bërë në një dhomë të një banese në Shqipërinë e mesme, dhe paratë janë të ardhura nga trafiku i drogës. Fevziu tha se personi që dallohet në foto, ka qëndruar mbi 24 orë brenda banesës duke numëruar të gjitha paratë. Fotografia ka dalë nga dosja e grupeve kriminale Çopja dhe Çela që kanë operuar me bazë në Elbasan, dhe kanë trafikuar tonelata të tëra me kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Europës. “Në një dhomë është bërë kjo foto në një shtëpi në Shqipërinë e mesme. Në fund të numërimit i kanë rezultuar 12 milionë euro. 12 milionë euro kanë dalë nga trafiku i drogës. Janë materiale që trafikantët i kanë përdorur. Janë foto që i takojnë çështjes që lidhen me grupet Çopja-Çela”, tha Fevziu. Gazetarja Klodiana Lala tha se fotot dhe komunikimet kanë dalë nga aplikacioni “SKY ECC”. Ajo tha se trafikantët e kokainës shprehnin shqetësimin se u prishej makineria e numërimit, për shkak të sasive të mëdha të parave. “Kryesori është Ervis Çela. Janë në një shtëpi në një fshat të Elbasanit. Këto përgjime janë nga SKY ECC, aty janë edhe foto me armë e të tjera. Këtu kanë një problem se u prishet makina e numërimit. E thonë te dosja, “kemi ngelur se na është prishur makina e numërimit”. Franc Çopja është i pari që ka futur kriptomonedhën. I fshihnin në rrënjët e ullirit. SPAK ka shkulur ullirin për t’i gjetur. Sa u përket Çelave, kanë pasuri të papërfillshme në lidhje me aktivitetin që kishin”, tha gazetarja Lala.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar