Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Media zvicerane ‘Blick’ veçon edhe tre futbollistë shqiptarë të Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 23:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Media zvicerane ‘Blick’ veçon edhe tre futbollistë shqiptarë të Kosovës
Lindrit Kamberi, Kreshnik Hajrizi dhe Betim Fazliji janë tre futbollistët e Superligës zvicerane që i bashkohen kombëtares së Kosovës. Treshja është në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e këtij muaji, fillimisht më 14 nëntor në Prishtinë kundër Izraelit, ndërsa më 17 nëntor Kosova do të përballet në Dublin me Republikën e Irlandës. Në artikullin e publikuar për futbollistët e Superligës zvicerane të ftuar në përfaqësueset e tyre, mediumi zviceran “Blick” veçon edhe Ezgjan Alioskin, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut. “Ka filluar pauza e ndeshjeve ndërkombëtare. Për shumë yje të Superligës zvicerane, tani është koha të lënë fanellat e klubeve dhe të veshin ato të kombëtareve”, shkruan mediumi zviceran. Sipas “Blick”, Young Boys dërgon më së shumti futbollistë në kombëtare, ndërsa në mesin e emrave të përmendur janë edhe disa lojtarë që përfaqësojnë Kosovën. FC Zurich – Lindrit Kamberi merr ftesën e parë FC Zurich ka tre futbollistë të ftuar në kombëtaret e tyre. Për dy prej tyre bëhet fjalë për ftesën e parë.Portieri Silas Huber (21) u ftua për herë të parë në përfaqësuesen A të Zvicrës. Ai është futbollisti i parë i FC Zürichut pas më shumë se gjashtë vjetësh që përfshihet në listën e kombëtaren zvicerane. Megjithatë, Huber u godit në fytyrë nga një top gjatë stërvitjes të martën dhe pësoi tronditje të trurit. Për këtë arsye, ai tashmë është larguar nga grumbullimi i kombëtares. Edhe kapiteni Lindrit Kamberi (27) mori ftesën e parë për kombëtaren të Kosovës. Mbrojtësi qendror është një nga figurat udhëheqëse të FC Zürichut dhe këtë sezon ka luajtur të gjitha 13 ndeshjet e kampionatit nga minuta e parë deri në fund. Ndërkohë, Livano Comenencia (22) ka përvojë ndërkombëtare. Për Curaçaon ka zhvilluar 27 ndeshje me përfaqësuesen A dhe ka shënuar katër gola. Edhe skuadra nga Valisi ka tre futbollistë të ftuar në kombëtaret e tyre. Ilyas Chouaref (25) është pjesë e rregullt e përfaqësueses së Maltës. Gjatë vitit 2026 ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka regjistruar një asistim. Kreshnik Hajrizi (27) rikthehet në kombëtaren e Kosovës pas një periudhe mungese për shkak të lëndimit. Ai ka shtatë paraqitje dhe një gol për Kosovën. Winsley Boteli (20) është ftuar për herë të dytë në kombëtaren A të Zvicrës. Në grumbullimin e parë u aktivizua në tri nga katër ndeshjet. FC St. Gallen – Edhe Betim Fazliji me Kosovën Portieri Lawrence Ati Zigi (29) do t'i bashkohet kombëtares së Ganës. Ai deri më tani ka zhvilluar 32 ndeshje ndërkombëtare. Në Guinea është ftuar sulmuesi Aliou Baldé (23), i cili ka 15 paraqitje dhe një gol. Ndërsa Betim Fazliji (27), një nga futbollistët e preferuar të tifozëve të St. Gallenit, i bashkohet Kosovës. Mbrojtësi ka zhvilluar deri më tani 23 ndeshje zyrtare për përfaqësuesen kosovare. FC Lugano – Ezgjan Alioski me Maqedoninë e Veriut Lugano dërgon tre futbollistë në kombëtaret e tyre. Ezgjan Alioski (34) është ftuar te Maqedonia e Veriut. Që nga debutimi i tij në vitin 2013, ai ka qenë një figurë e rëndësishme për kombëtaren maqedonase. Bekhruz Karimov (19) është ftuar nga Uzbekistani, ndërsa Dereck Moncada (18) do të përfaqësojë Hondurasin. YB dërgon më së shumti futbollistë në kombëtare Young Boys dominon edhe gjatë pauzës ndërkombëtare. Asnjë klub tjetër i Superligës zvicerane nuk dërgon aq shumë futbollistë në kombëtare. Në mesin e futbollistëve të ftuar janë Armin Gigovic për Bosnjë-Hercegovinën dhe Joël Mall për Qipron.Ndërsa për Zvicrën janë ftuar Alvyn Sanches, Isaac Schmidt dhe portieri Marvin Keller. Futbollistët e tjerë të ftuar FC Thun:*Mattias Käit dhe Patrik Kristal për Estoninë, Brighton Labeau për Martinikën dhe Nils Reichmuth për Kilin. Servette: Bradley Mazikou për Republikën e Kongos dhe Lilian Njoh për Kamerunin. Kingstone Mutandwa duhej të ishte pjesë e përfaqësueses së Zambisë, por do të mungojë për shkak të lëndimit. FC Vaduz: Benjamin Büchel dhe Tim-Tiado Ohri për Lihtenshtajnin.Lausanne-Sport: Morgan Poaty për Republikën e Kongos dhe Melvin Mastil për Algjerinë.FC Luzern: Andrejs Ciganiks për Letoninë. Grasshopper: Imourane Hassane për Beninin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar