Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

23 dështime për konstituim të Kuvendit, LVV-ja thotë se tani s’ka nevojë për partnerë

Redaksia Lajmetereja • 30-05-2025 09:08
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
23 dështime për konstituim të Kuvendit, LVV-ja thotë se tani s’ka nevojë për partnerë
Seanca konstituive e Kuvendit nuk është përmbyllur as në vazhdimin e 23-të, që është mbajtur të enjten. Ndërkohë që palët kanë mbajtur qëndrimet e vjetra, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në një intervistë për Deutsche Wellen, të publikuar të enjtën, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, tani nuk ka nevojë për partnerë. "Tash Kuvendi është i 120 deputetëve dhe duhet të konstituohet nga 120 deputetë. Aty nuk ka nevojë për partnerë. Secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”, ka theksuar ai. Bislimi ka thënë se "Kosova nuk ka krizë qeveritare në Kosovë por ka pengesa në zgjedhjen e kryesuesve të Kuvendit". Në vazhdimin e seancës konstituive, të enjten, për të 15-n herë, kryesuesi, deputeti i LVV-së Avni Dehari, propozoi të formohet Komisioni për ta zhvilluar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Por, ngjashëm si deri më tash, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe nuk propozuan anëtarë për komision dhe as nuk morën pjesë në votim për anëtarët e propozuar nga subjektet e tjera. Përfaqësues të partive që në mandatin e shkuar ishin në opozitë, e akuzuan Vetëvendosjen se, si parti e parë, nuk është e interesuar ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike. E, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ka shprehur gatishmëri të bashkëpunojë me cilindo tabor që e siguron shumicën, ka thënë se konstituimi mund të bëhet vetëm me marrëveshje politike. Për çështjen e bllokadës së krijuar në konstituimin e Kuvendit, AAK-ja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila nga mesi i majit e ka në trajtim kërkesën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar