Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Pakënaqësi masive në Turqi: Tifozët kërkojnë kokën e trajnerit Montella pas dështimeve radhazi

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 10:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pakënaqësi masive në Turqi: Tifozët kërkojnë kokën e trajnerit Montella pas dështimeve radhazi
Vala e pakënaqësisë ka kapluar opinionin sportiv turk, pas paraqitjeve zhgënjyese të kombëtares, ku kulmi u arrit me humbjen e rëndë ndaj Italisë, pas asaj ndaj Francës. Ky rezultat ka vënë në pikëpyetje të madhe të ardhmen e trajnerit në krye të stolin, duke ndezur protesta të fuqishme nga ana e mbështetësve. Atmosfera u tensionua që në nisje, ku hymni ifaqësues italian u prit me vërshëllima, të njëjtin fat pati edhe tekniku Vincenzo Montella që në minutat e para të sfidës. Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Arena e krokodilit” në Bursa, me synimin për të krijuar një ambient intimidues për italianët, u kthye në një boomerang për vetë përfaqësuesen turke. Pjesa e parë e mjerueshme nxiti revoltën e tifozëve, të cilët lëshuan thirrje të zhurmshme dhe akuza verbale, duke i kërkuar hapur kreut të Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Hacıosmanoğlu, shkarkimin e menjëhershëm të strategut italian. Presioni i madh dhe situata e krijuar në shkallët e stadiumit e detyruan numrin një të futbollit turk të braktiste parakohësisht impiantin sportiv. Megjithatë, fërshëllimat dhe kërkesat për largimin e Montellës nuk lindën nga ky duel, pavarësisht ndeshjes dinjitoze të zhvilluar më parë kundër Francës. Pakënaqësitë e publikut kishin nisur muaj më parë, si pasojë e paraqitjes zhgënjyese në Kampionatin Botëror, ku Turqia ishte nisur me ambicie të mëdha dhe me një grup lehtësisht të kalueshëm në letër. Megjithatë, humbjet ndaj Australisë me rezultatin 2-0 dhe Paraguajit me shifrat 1-0 shuan përfundimisht ëndrrën e kualifikimit. Tashmë, pas disfatës së thellë përballë Italisë, pozita e Vincenzo Montellës në krye të kombëtares turke është më e rrezikuar se kurrë më parë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar