Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Dënohet me 24 vite burg Jon Hoti për vrasjen e dy kusherinjve në Klinë

Redaksia Lajmetereja • 30-05-2025 08:55
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dënohet me 24 vite burg Jon Hoti për vrasjen e dy kusherinjve në Klinë
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor Jon Hotin për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës, duke e dënuar atë me 24 vite e 6 muaj burgim. Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 13 nëntor të vitit 2024 në qytetin e Klinës, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, Hoti me dashje ka privuar nga jeta dy viktimat duke përdorur armë zjarri, në një lokal në qendër të qytetit, rreth orës 14:11. Ai kishte kontaktuar paraprakisht viktimat përmes rrjetit social Facebook dhe kishte lënë një takim me ta, duke pretenduar se dëshironte të diskutonte për çështje pronësie. Në momentin e takimit, Hoti ishte ulur në të njëjtën tavolinë me viktimat. Pas një bisede të shkurtër, ai u ngrit në këmbë dhe papritur hapi zjarr ndaj tyre. Gjatë atentatit, në lokal ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, të cilët u vunë në rrezik serioz për jetën. Vëllai i njërës prej viktimave, dëshmitari E.Sh, ndërhyri për të ndalur sulmin duke u përplasur me Hotin, çka rezultoi në rënien e armës në dysheme. Pas këtij momenti, i pandehuri u largua nga vendi i ngjarjes. Në seancën e parafundit, Jon Hoti pranoi fajësinë për veprën penale “vrasje e rëndë”. Dënimi i shpallur sot konsiderohet një ndër më të rëndët për këtë lloj krimi në rajon. Grupi hetimor ka mbyllur të gjitha procedurat lidhur me rastin. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar