Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Rrjeti i armëve dhe drogës Kosovë-Shqipëri: 10 të arrestuar, 2 në arrati

Redaksia Lajmetereja • 30-05-2025 08:50
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rrjeti i armëve dhe drogës Kosovë-Shqipëri: 10 të arrestuar, 2 në arrati
Një operacion i koduar “Puzzle” ka çuar në pranga 10 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, si pjesë e një rrjeti të dyshuar për trafik armësh dhe droge nga Kosova në Shqipëri. Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara nga hetimet për një grup shtetasish që dyshohet se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova drejt Tiranës, me qëllim shitjen, transmeton EuroNews. Në pranga kanë rënë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi. Sipas hetimeve, ky grup siguronte armë në Kosovë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, për t’i sjellë në Tiranë dhe shitur në mënyrë të paligjshme. Më 1 prill 2025, janë ndaluar edhe shtetasit A.P. dhe K.P., pasi u kapën në flagrancë me dy armë zjarri të trafikuara nga Kosova. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Kevin Farruku, u sekuestruan gjithashtu 2077 fara kanabisi. Policia vazhdon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar