Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Elshani në terren me njësitë kufitare, vlerësohen sfidat dhe nevojat për sigurinë e kufirit

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 22:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Elshani në terren me njësitë kufitare, vlerësohen sfidat dhe nevojat për sigurinë e kufirit
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Elshani, ka realizuar një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Kufirit – Jugu. Gjatë vizitës, Elshani ka vizituar stacionet policore kufitare dhe disa pika kyçe në terren, ku është njohur nga afër me situatën e sigurisë, aktivitetet operacionale, kushtet e punës dhe sfidat me të cilat përballen njësitë policore në këtë rajon. Në takimet dhe vizitat në terren është diskutuar për nevojat operacionale, përmirësimin e kushteve të punës, forcimin e kapaciteteve policore, si dhe avancimin e masave për mbikëqyrjen dhe kontrollin efektiv të kufirit. Sipas Policisë së Kosovës, vizita e realizuar pas marrjes së detyrës nga Elshani si drejtor i Departamentit për Kufi kishte për qëllim njohjen e drejtpërdrejtë me gjendjen në terren, identifikimin e sfidave dhe vlerësimin e nevojave për përmirësimin e mëtejshëm të sigurisë kufitare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar