Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ekzekutimi në Spanjë: Kush ishte Luka Beqiraj, 39-vjeçari me të shkuar kriminale të bujshme?

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 22:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ekzekutimi në Spanjë: Kush ishte Luka Beqiraj, 39-vjeçari me të shkuar kriminale të bujshme?
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Luka Beqiraj, i cili u ekzekutua paraditen e sotme në zonën e Orihuela Costa, në provincën Alicante të Spanjës. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë ambienteve të një klubi padeli, në sytë e dëshmitarëve dhe sportistëve që ndodheshin në zonë. Sipas informacioneve nga vendngjarja, autori i krimit është afruar pranë viktimës dhe ka hapur zjarr në distancë të afërt. Pas aktit kriminal, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur një skuter elektrik. Mënyra e sofistikuar dhe e shpejtë e ekzekutimit ka çuar hetuesit spanjollë në pistën e një vrasjeje të mirëplanifikuar, të kryer me pagesë, ndërsa po hetohen lidhjet e mundshme me grupet e organizuara kriminale që operojnë në atë rajon. Viktima, me origjinë nga Vlora, ishte një emër i njohur për drejtësinë ndërkombëtare. Përplasjet e tij me ligjin nisin që në vitin 2016, kur u arrestua në qytetin e lindjes për plagosje të rëndë me dashje. Megjithatë, përfshirja e tij në botën e krimit mori përmasa më të mëdha tre vite më vonë. Në vitin 2019, Beqiraj u vu në pranga gjatë operacionit të gjerë ndërkombëtar të koduar “Lulet e Pranverës”. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Operacioni i koordinuar mes Policisë së Shtetit dhe Karabinierisë italiane goditi një rrjet që trafikonte drogë, armë dhe municione nga Shqipëria drejt Italisë. Në vitin 2020, ai u dënua me 4 vite e gjysmë burg dhe një gjobë prej 24 mijë eurosh. Në operacionin “Lulet e Pranverës” u arrestuan dhjetëra persona, përfshirë 21 shtetas shqiptarë në Itali dhe gjashtë të tjerë në Vlorë, mes të cilëve Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj. Hetimet zbuluan se rrjeti kishte trafikuar rreth 10 tonë drogë, kryesisht marijuanë, e cila magazinohej në zonën e Salentos për t’u shpërndarë më pas në gjithë territorin italian. Dosja në Shqipëri u ndoq nga prokurorët Pranvera Hoxha dhe Përparim Kulluri, ndërsa autoritetet spanjolle vijojnë punën për zbardhjen e plotë të motiveve të këtij ekzekutimi mafioz.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar