Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Betejë mes gjigantëve evropianë për mesfushorin e Arsenalit

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 22:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Betejë mes gjigantëve evropianë për mesfushorin e Arsenalit
Real Madridi, Atletico Madridi dhe Chelsea janë vënë pas shërbimeve të mesfushorit të Arsenalit, Martin Zubimendi, i cili mund të bëhet protagonist i merkatos së janarit. Interesimi për reprezentuesin spanjoll vjen në një kohë kur situata e tij në Londër ka ndryshuar për shkak të hapësirave të pakta në formacion. Në garë për 27-vjeçarin ndodhen tri skuadra të mëdha, përfshirë rivalin e përbetuar të madrilenëve, Atletico Madridin, si dhe Chelsean, klub i njohur për investimet e fuqishme në tregun e transferimeve. Lidhja e Real Madridit me Zubimendin nuk është e re, pasi ai ishte synuar nga “Los Blancos” edhe gjatë periudhës kur luante për Real Sociedadin. Spekulimet u intensifikuan sidomos pas emërimit të Xabi Alonsos në krye të Real Madridit më 2025, megjithëse lojtari përfundimisht zgjodhi Arsenalin në një marrëveshje prej 60 milionë funtesh. Edhe pse e nisi mirë aventurën në Angli, roli i tij u zbeh drejt fundit të sezonit të kaluar, ku “Topçinjtë” u shpallën kampionë të Premierligës. Ardhja e Bruno Guimaraes gjatë verës, prania e përhershme e Declan Rice dhe përfshirja e mundshme e Myles Lewis-Skelly kanë bërë që Zubimendi të regjistrojë vetëm 380 minuta aktivizimi në 12 ndeshje të këtij sezoni në të gjitha garat. Këto rrethana bënë që interesimi i Real Madridit të ringjallë qysh në verë, pasi klubi nuk arriti ta siguronte transferimin e Rodrit. Tani, gjiganti spanjoll është rikthyer fuqishëm në garë për të gjetur një futbollist me profilin e tij para hapjes së afatit kalimtar të janarit. Nga ana e tyre, drejtuesit e Arsenalit nuk do ta refuzonin domosdoshmërisht një largim të mundshëm, pasi synojnë të përforcohen me një lojtar të ri në repartin ofensiv. Për pasojë, te dy klubet nga Madridi dhe te Chelsea po rritet optimizmi se operacioni për mesfushorin mund të konkretizohet në dimër. Megjithatë, klubi londinez kërkon të paktën rikuperimin e 60 milionë funteve që pati shpenzuar për ta transferuar atë në vitin 2025. Për më tepër, pas një nisjeje jo të qëndrueshme, Real Madridi duket se ka gjetur ekuilibrin në mesfushë duke përdorur Bernardo Silvan në një rol më të tërhequr dhe Federico Valverden në krahun e djathtë të mbrojtjes. Mbetet për t'u parë nëse drejtuesit madrilenë do të ndërmarrin hapa konkretë për ta sjellë Zubimendin në “Santiago Bernabeu” gjatë muajit janar, kur të hapet dritarja e re e transferimeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar