Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kosova i bashkohet Samitit të Fëmijëve, Kurti tregon qëllimin e deklaratës

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova i bashkohet Samitit të Fëmijëve, Kurti tregon qëllimin e deklaratës
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se kjo deklaratë synon mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja. Ai ka vënë në pah rëndësinë e arsimimit dhe shëndetit të fëmijëve, duke përfshirë edhe shëndetin mendor dhe atë psikosocial, në një kohë kur teknologjitë e reja dhe koha e gjatë e kaluar para ekraneve po paraqesin sfida të reja. “Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris u lansua Samiti i Fëmijëve, dhe si Republikë e Kosovës iu bashkuam Deklaratës Politike, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja. Arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë ai mendor e psikosocial, teksa po sfidohemi nga teknologjitë e reja dhe kalojmë kohë të gjatë në ekrane, janë jetikë”, ka shkruar Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar