Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet e 11 majit, kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Redaksia Lajmetereja • 30-05-2025 06:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet e 11 majit, kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
Publikuar më: Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 11 majit nuk njihen nga opozita. Në një intervistë për A2CNN, Berisha u shpreh se çdo vendim, përfshirë edhe braktisjen e 50 mandateve në Kuvend, do të merret në kohën e duhur. Ai nënvizoi se opozita do të angazhohet për krijimin e një qeverie teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të reja. “Zgjedhjet ne nuk i njohim dhe do të bëjmë çdo përpjekje për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. Deri tani nuk kemi vendosur asgjë, do të ketë diskutime. Por, nëse krijohet qeveri teknike, do të krijohet me objektiva të caktuara”, deklaroi Berisha. Sipas tij, ndryshimi do të vijë përmes protestës qytetare: “Qeverinë teknike do ta bëjnë të mundur shqiptarët me revoltën dhe protestën e tyre”. Berisha shtoi gjithashtu se një mirëkuptim i gjerë ndërkombëtar do të ishte i dobishëm, ndërsa theksoi se ka mbështetje për idenë e qeverisë teknike nga të gjitha partitë e spektrit opozitar, përfshirë liberalët dhe socialdemokratët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar