Sport
Vazhdon gara në Superligë, ndeshje interesante në Gjakovë e Podujevë
Reklamë e Sponsorizuar
Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, këtë mesjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Në program është xhiroja e shtatë, kurse zhvillohen disa ndeshje interesante.
Të mërkurën vëmendja do të jetë në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku nga ora 19:00 takohen Vëllaznimi dhe Kastrioti.
Kampioni aktual, Kastrioti, në xhiron e kaluar u befasua nga Deçani dhe synon të kthehet te fitorja. Por fitoren e synojnë edhe gjakovarët, që kanë pretendime të mëdha nga ky kampionat. Vëllaznimi llogarit edhe në përkrahjen e shikuesve për ndeshjen e dy skuadrave tradicionale.
Kastrioti e Vëllaznimi kanë nga tri fitore fitore e dy humbje, përkatësisht nga gjashtë pikë, në pozitat tre e katër.
Të enjten prej orës 19:30 në Podujevë takohen Llapi dhe Besa Famgasi.
Shpresohet po ashtu në ndeshje të fortë. Besa është e para me 10 pikë. Ka fituar pesë ndeshjet e deritashme. Llapi renditet i pesti me katër pikë.
Ndeshja mes Deçanit dhe Prishtinës është shtyrë për më vonë.
Deçani është i dyti në tabelë me tetë pikë, ndërsa Prishtina renditet e gjashta me dy pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: