Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Akanji dhe Vargas i bashkohen Zvicrës

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 19:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Akanji dhe Vargas i bashkohen Zvicrës
Dy futbollistët e ftuar në momentin e fundit, Manuel Akanji (31) dhe Ruben Vargas (28), kanë mbërritur në grumbullimin e kombëtares zvicerane. Ndërkohë, mbrojtësi kryesor ka nisur sërish t'i kryejë detyrat e tij si zëvendëskapiten. Sipas mediumit zviceran “Blick”, pikërisht me fillimin e stërvitjes së kombëtares, të martën në mëngjes, pushoi shiu dhe në kampin stërvitor në St. Gallen u paraqitën edhe dy futbollistët e fundit nga gjithsej 28 të grumbulluar: Manuel Akanji dhe Rubén Vargas. Megjithatë, dy futbollistët e ardhur si zëvendësues nuk iu bashkuan menjëherë pjesës tjetër të skuadrës në kompleksin sportiv Gründenmoos. Ata zhvilluan stërvitje individuale, njësoj si Johan Manzambi (21), i cili ka pasur disa shqetësime fizike. Në rastin e Vargasit, problemet me stomakun dhe zorrët kishin shkaktuar vonesën e udhëtimit. Edhe pse anësori tashmë nuk kishte më simptoma, për të ishte paraparë vetëm një stërvitje e lehtë individuale. Akanji, nga ana tjetër, për arsye personale mbërriti vetëm të hënën në mbrëmje, në kohën e darkës në hotelin e kombëtares. Nuk dihet se çfarë qëndron konkretisht pas kësaj vonese. Megjithatë, trajneri Murat Yakin i kishte dhënë leje të veçantë. Por, arsyeja pse Akanji nuk u stërvit me ekipin të martën nuk kishte të bënte me këtë leje. Mbrojtësi i Interit, i cili të dielën në mbrëmje kishte festuar fitoren 2:0 ndaj Comos, mori një pushim të shkurtër për të menaxhuar ngarkesën fizike. Futbollistët e rinj duhet të këndojnë para skuadrës Megjithatë, Akanji tashmë ka nisur t'i përmbushë detyrat e tij si zëvendëskapiten i Granit Xhakës. Së bashku me Breel Embolon, ai i ka njoftuar dy futbollistët e rinj, Roggerio Nyakossi (22) dhe Samuel Ballet (25), se i pret rituali tradicional i mirëseardhjes në kombëtaren zvicerane. Të mërkurën, dy futbollistët me shumë gjasë do të duhet t'i këndojnë një këngë pjesës tjetër të skuadrës. Ndërkohë, mbrëmjen e së martës, jo vetëm Nyakossi dhe Ballet e kanë të lirë. Futbollistët mund të vendosin vetë nëse dëshirojnë të darkojnë së bashku si ekip në qytetin e St. Gallenit apo në grupe të vogla.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar