Kronikë
Tragjedia në Giza, Konjufca solidarizohet me popullin e Egjiptit
Reklamë e Sponsorizuar
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor në Giza të Egjiptit.
Përmes një reagimi, Konjufca i ka përcjellë ngushëllimet e tij ministrit të Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdelatty, dhe popullit egjiptian, duke shprehur solidaritetin e Kosovës në këto momente të vështira.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta për ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdelatty, dhe popullin e Egjiptit, pas përplasjes tragjike të trenave në Giza. Mendimet e mia janë me ata që po vajtojnë humbjen e të dashurve të tyre, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Populli i Kosovës qëndron pranë Egjiptit”,ka shkruar Konjufca.
Ai ka shprehur kështu solidaritetin e Kosovës me Egjiptin pas aksidentit tragjik.
My heartfelt condolences to @EgyptForeignMin, Badr Abdelatty and the people of Egypt following the tragic train collision in Giza. My thoughts are with those mourning loved ones, and I wish the injured a swift recovery. The people of Kosova stand with Egypt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: