Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 2 min lexim

Statovci për ngërçin në Kuvend: Qëllimi është të bllokohet Qeveria Kurti 3

Redaksia Lajmetereja • 30-05-2025 06:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Statovci për ngërçin në Kuvend: Qëllimi është të bllokohet Qeveria Kurti 3
Deputetja e partisë Guxo, Jeta Statovci, ka deklaruar se nëpërmjet bllokimit të konstituimit të Kuvendit po synohet të bllokohet Qeveria Kurti 3. Ajo ka thënë se të gjitha subjektet politike duhet të kontribuojnë në konstituimin e Kuvendit, derisa shtoi se Lëvizjes Vetëvendosje i takon emri për kryetar të Kuvendit. “Çështja e Kuvendit, bashkëudhëhiqet, duhet të kërkohet një lloj respektimi të secilit subjekt që të ecët e edhe për neve të nisin të rrjedhin afatet. Këto janë lojëra politike e tendenca bllokuese dhe strategji politike, por qëllimi i vërtetë është të bllokohet Qeveria Kurti 3”, ka thënë Statovci në "Interaktiv" të KTV-së. Deputetja ka shtuar se VV-ja po bën përpjekje të vazhdueshme që të ketë konstituim të Kuvendit, duke shtuar se Kuvendi duhet të bashkëqeveriset nga partitë, e “përbërja në trupë varet nga forcat politike”. “Asnjë subjekt s’i ka votat, andaj kërkohet konsensus të përgjithshëm. Është ekskluzive e subjektit se kë e delegon. Ne kemi qenë komodë që të shkojmë me alternativë të hapur, me mungesa për të ecur përpara. Është provuar edhe alternativa tjetër. Bllokuese do të ishte sikur të mos kishim propozuar emër fare”, u shpreh Statovci. Sipas deputetes, strategjia e partive të tjera “për bllokim të Kuvendit s’i shërben interesave të Kosovës”. Statovci ka shtuar se është diskutuar edhe mundësia për alternativa të tjera për postin e kryeparlamentarit, por shtoi se deputetja Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovë. “Janë diskutuar alternativa të tjera. Janë diskutuar mundësi, por një subjekt me tre deputetë, për pozitën e dytë në shtet, kërkon një lloj argumentimi parimor e elektoral dhe të fuqisë së mbështetjes së subjektit”, ka thënë Statovci. Sipas deputetes, Haxhiu gëzon “legjitimitet më të lartë” për shkak të numrit të madh të votave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar