Sport
Shkaku i protestës në kryeqytet, vjen ndryshimi në planin e Kombëtares prag Finlandës!
Reklamë e Sponsorizuar
Seanca e nesërme stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet paradite.
Ky është njoftimi që vjen nga Federata, e cila ka zgjedhur që ta zhvendosë programin e stërvitjes prag ndeshjes me Finlandën në orën 11:00 të mëngjesit.
Duke marrë në konsideratë zhvillimin e protestës që parashikohet të nisë në orën 14:00, është vlerësuar më e përshtatshme që skuadra ta kryejë stërvitjen më herët, për të shmangur kaosin e trafikut dhe masat e sigurisë.
Në anën tjetër, në orën 11:30 pritet të dalë në konferencën për shtyp trajneri i Finlandës, ndërsa në 12:00 është përcaktuar seanca zyrtare stërvitore e skuadrës mike.
Sa i përket konferencës që do të mbahet nga Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares, është caktuar ora 16:00 në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: