Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Pensionohet polici i parë i Skenderajt, Zymer Aliçkaj – Nura: “Jo James Bond, por 007 i qytetarëve tanë”

Redaksia Lajmetereja • 29-05-2025 21:26
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pensionohet polici i parë i Skenderajt, Zymer Aliçkaj – Nura: “Jo James Bond, por 007 i qytetarëve tanë”
Publikuar më: Zymer Aliçkaj, polici i parë në komunën e Skenderajt dhe një prej figurave më të dashura për qytetarët, ka dalë në pension pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të rendit dhe sigurisë publike. Kryetari i komunës, Fadil Nura, e ka vlerësuar Aliçkaj me fjalët më të mira, duke theksuar jo vetëm përkushtimin profesional, por edhe dashurinë dhe respektin që ai ka gëzuar nga qytetarët. “Barti numrin 007, por nuk është James Bond. Është Zymer Aliçkaj, polici i parë në komunën e Skenderajt”, ka shkruar Nura. Në postimin e tij, Nura përkujtoi se Zymeri ishte në shërbim të qytetarëve menjëherë pas luftës, duke u angazhuar me përkushtim në ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik. Ai gjithashtu nënvizoi se Aliçkaj e kishte shërbyer vendin edhe në periudhën e luftës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Faleminderit, i nderuar Zymer, për gjithçka që ke bërë për qytetin tonë. Skenderaj të është mirënjohës!”, përfundon mesazhin e tij kryetari Nura, duke i uruar një pension të qetë dhe të lumtur pranë familjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar