Politikë
MPJD sqaron vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore: Nuk pati kërkesë për leje zyrtare
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar lidhur me qëndrimin e fundit të përfaqësuesve të Listës Studentore nga Serbia në territorin e Kosovës, duke sqaruar se për këtë vizitë nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare.
Në një përgjigje zyrtare, institucioni ka bërë të ditur se për datat 8 dhe 9 nëntor 2026, nuk ka pranuar asnjë njoftim dhe rrjedhimisht nuk ka lëshuar asnjë autorizim për vizitë zyrtare ndaj këtij grupi.
Sipas procedurave në fuqi, kërkesat për vizita të zyrtarëve serbë në Kosovë duhet të procedohen përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi. Mirëpo, MPJD thekson se duke qenë se personat në fjalë ende nuk ushtrojnë funksione shtetërore në Serbi, ata janë trajtuar si qytetarë të thjeshtë.
Në këtë kontekst, hyrja dhe qëndrimi i tyre në Republikën e Kosovës është realizuar bazuar në rregullat e përgjithshme që vlejnë për të gjithë shtetasit e Serbisë, për të cilat nuk kërkohet miratim paraprak nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: