Kronikë
Humbje e rëndë në radhët e Policisë së Kosovës: Ndahet nga jeta 63-vjeçari Ajet Halimaj
Reklamë e Sponsorizuar
Një humbje e madhe ka prekur sot qytetin e Istogut, pasi është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare zyrtari i Policisë së Kosovës, Ajet Halimaj.
Lajmi për kalimin në amshim të z. Halimaj është pritur me dhimbje të thellë nga familjarët, miqtë e ngushtë, si dhe nga bashkëpunëtorët e tij në Policinë e Kosovës, të cilët e kujtojnë atë për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë shërbimit.
Në këto momente të vështira për familjen Halimaj, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për të gjithë ata që patën fatin ta njohin të ndjerin gjatë jetës dhe karrierës së tij profesionale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: