Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Britania, Serbisë: Nxirri para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe në Banjskë

Redaksia Lajmetereja • 29-05-2025 19:07
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Britania, Serbisë: Nxirri para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe në Banjskë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland ka pritur Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Holland në fjalën e tij tha se Mbretëria e Bashkuar i bën thirrje Serbisë që t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë personat që janë përgjegjës për sulmet e majit të vitit 2023 ndaj trupave të KFOR-it dhe ata të agresionit në Banjskë. “Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me përpjekjet për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për sulmet e vitit 2023 ndaj trupave të KFOR-it dhe në Banjskë, dhe të përmbushë zotimin e saj për të bashkëpunuar në hetimin e sulmit në Kanalin e Ibër-Lepencit”, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Mbretëria e Bashkuar tha se është e shqetësuar për natyrën e pakoordinuar të mbylljeve të institucioneve dhe objekteve serbe në veri të Kosovës, të cilat sipas tyre, ofrojnë shërbime jetike për qytetarët serbë të Kosovës dhe komunitetet e tjera jo-shumicë. “Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse, përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, u tha tutje në deklaratë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar