Sport
Vora kërkon të lërë pas turpërimin në Rrogozhinë
Reklamë e Sponsorizuar
Në ndeshjen e luajtur të dielën në Rrogozhinë, kundër kampionëve të Shqipërisë, Vora ka pësuar humbjen më të thellë.
Një humbje të tillë e ka të përsëritur gjatë këtij sezoni edhe në fazën e parë, pikërisht pas humbjes 1-3 po me Egnatian, qëlloi në ndeshjen pasuese kundër Tiranës, të cilën e humbi 0-4. këto dy humbje përbëjnë më të thellat për këtë skuadër.
Ka qenë e pabesueshme humbja 1-5 me Egnatian, kur Vora vinte pas dy rezultateve pozitive fitore me Vllazninë 2-1 dhe barazimin me Dinamon 2-2.
Pas ndeshjes të gjithë e kanë lënë pas këtë katastrofë, me një shije të hidhur të dalë nga stadiumi “Arena Egnatia” dhe lojtarët janë lënë pushim për dy ditë, si shkak i ndërprerjes së kampionatit, ndoshta dhe për një frymëmarrje për vijimin ku pas pak ditësh e pret skuadra e Tiranës, ndeshje që do të luhet në stadiumin e Vorës, e kjo mund të shërbejë dhe si një mundësi revanshi.
Tashmë skuadra është lënë pushim edhe sot dhe nga nesër ato do të nisin përgatitjet për takimin e radhës kundër Tiranës.
Kjo fazë pauze, mund ti shërbejë si një fazë rikuperuese skuadrës për disa lojtarë që kanë pasur probleme dëmtimi, por edhe tju shërbejë si freskim për të harruar këto oshilacione që po kalon ekipi Vorës sidomos pas javës së tretë, që të mos përsëritet ajo seri humbjesh si në fazën e parë, kur bënte tri radhazi, 1-3 me Egnatian, 0-4 me Tiranën dhe 0-2 me Teutën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: