Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Arsenali synon transferimin e Endrickut në janar

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 16:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arsenali synon transferimin e Endrickut në janar
Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Endrick, gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton mediumi britanik talkSPORT. Futbollisti brazilian nuk është në planet kryesore të trajnerit të Real Madridit, pasi këtë sezon ka regjistruar vetëm 114 minuta lojë. Për këtë arsye, londinezët po synojnë ta shfrytëzojnë situatën e tij për ta përforcuar repartin ofensiv. Arsenali ka nevojë për alternativa shtesë në sulm, sidomos pas mungesës së Bukayo Sakës për shkak të lëndimit. Endrick është njëri prej disa futbollistëve që u ishte ofruar klubeve të Ligës Premier edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit të kaluar. 21-vjeçari është pjesë e së njëjtës agjenci menaxherësh me bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Vinicius Junior. Me këtë agjenci ka marrëdhënie të mira edhe drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar