Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Projektbuxheti për vitin 2027 nis nesër shqyrtimin në parim në Komisionin për Buxhet

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Projektbuxheti për vitin 2027 nis nesër shqyrtimin në parim në Komisionin për Buxhet
Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës nesër pritet ta shqyrton në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2027. Sipas njoftimit, mbledhja pritet ë nis në orën 11:00. Projektbuxheti parasheh shpenzime në vlerë prej 4,27 miliardë eurosh, duke përfshirë financimin e institucioneve qendrore dhe komunale, pagat, investimet kapitale si dhe programeve të ndryshme publike, transmeton KosovaPress. Për komunat janë paraparë 908 milionë euro, ndërsa projektbuxheti përfshin edhe ndryshime në mbështetjen financiare për familjet me fëmijë. Shqyrtimi në Komisionin për Buxhet është pjesë e procedurave parlamentare për trajtimin e projektligjit përpara vendimmarrjes në Kuvend. Projektbuxheti kërkohet të miratohet në dy leximet deri më 31 dhjetor. Buxheti për vitin 2026 ishte rreth 4 miliardë euro, ku sipas Institutit GAP, deri në shtator janë realizuar vetëm 30 për qind e mjeteve financiare të parapara për investimet kapitale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar