Sport
Fazliji: Për mua është diçka shumë e madhe të jem këtu, mezi pres t’i luaj ndeshjet e ardhshme
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit dhe Irlandës, në Ligën e Kombeve.
Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të Lumbardh Dellovës, i cili është liruar nga grumbullimi i Kombëtares.
Vendin e Dellovës, e zuri mbrojtësi i St Gallen, Betim Fazliji.
27-vjeçari iu bashkua “Dardanëve” dhe sot zhvilloi seancën e parë stërvitore, të cilës iu bashkuan edhe futbollistët që munguan mbrëmë.
Pas stërvitjes, Betimi foli për faqen zyrtare të FFK-së, i cili u shpreh i kënaqur për rikthimin në kombëtaren dardane.
“Jam shumë i lumtur që më ka ftuar Kombëtarja dhe që sot kam mundur t’i bashkohem ekipit. Jam shumë krenar. Për mua është diçka shumë e madhe të jem këtu dhe ta përfaqësoj Kombëtaren tonë. Mezi pres t’i luaj ndeshjet e ardhshme. Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Ekipi është në formë shumë të mirë, të gjithë jemi të lumtur, të motivuar dhe të fokusuar. Presim një ndeshje shumë të mirë kundër Izraelit, si vendas, në ‘Fadil Vokrri’”, ka thënë Fazliji.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: