Botë
KV Ferizaj nis rrugëtimin evropian, përballet me Brnon
Reklamë e Sponsorizuar
KV Ferizaj do ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane të volejbollit, duke marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të CEV Volleyball Challenge Cup.
“Skuadra ferizajase është nisur nga Tirana drejt Çekisë, ku e pret përballja me ekipin Volejbal Brno, në kuadër të rrethit të parë të kësaj gare evropiane.
Ndeshja e parë ndërmjet Volejbal Brno dhe KV Ferizaj do të zhvillohet të martën, më 10 nëntor 2026, duke filluar nga ora 18:00, në Brno të Çekisë.
Ndërkaq, ndeshja e kthimit do të luhet të mërkurën, më 18 nëntor 2026, nga ora 19:00, në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.
KV Ferizaj synon të paraqitet sa më mirë në arenën ndërkombëtare dhe të përfaqësojë denjësisht volejbollin e Kosovës në këtë garë evropiane”, thuhet në njoftimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: