Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Arrestohen 11 të dyshuar për dallavere me patentë-shoferë

Redaksia Lajmetereja • 29-05-2025 16:08
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arrestohen 11 të dyshuar për dallavere me patentë-shoferë
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë, Gjilan e Gjakovë 11 persona, përfshirë zyrtarë, nën dyshimin për dallavere me patentë-shoferë. Siç ka njoftuar Policia të enjten, gjatë ditës ka realizuar planin operativ “Patenta” duke kontrolluar 10 lokacione të ndryshme në këto tri komuna. Lokacionet përfshinin shtëpi private, zyra rajonale të Ministrisë së Infrastrukturës, koordinatorë/ekzaminerë dhe biznese me veprimtari të autoshkollës. Sipas njoftimit, hetimet kanë nisur muaj më parë dhe janë aplikuar masa të veçanta për të siguruar dëshmi të mjaftueshme për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pranim ryshfeti, ushtrim ndikimi e armëmbajtje pa leje. “...duke u dëshmuar se njëmbëdhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë në forma të ndryshme në vazhdimësi kanë ndihmuar kandidatë të shumtë për tu pajisur me patentë shofer të kategorive të ndryshme, me qëllim të përfitimit material për vete apo për persona të tjerë, gjithnjë në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftim. 10 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje prej 48-orësh e një është liruar në procedurë të rregullt. Si prova janë sekuestruar: një AK47, dy revole, 224 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane),  17 telefona mobilë, 3 kompjuterë, 2 USB si dhe dokumentacion relevant për procedurë të mëtejme hetimore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar