Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Betim Fazliji pasi rikthehet te Kombëtarja e Kosovës: Mezi pres të luaj!

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Betim Fazliji pasi rikthehet te Kombëtarja e Kosovës: Mezi pres të luaj!
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazlija, është shprehur i lumtur dhe krenar që i është bashkuar Dardanëve në prag të dy ndeshjeve të radhës në Ligën e Kombeve, kundër Izraelit dhe Irlandës. Pas stërvitjes së sotme, Fazlija ka thënë se përfaqësimi i Kosovës ka një rëndësi të veçantë për të, duke theksuar se mezi pret të zbresë në fushë në ndeshjet e ardhshme. “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë krenar. Për mua është diçka shumë e madhe të vij këtu për ta mbështetur kombin dhe Kombëtaren tonë. Mezi po pres t'i luaj ndeshjet e ardhshme”,ka deklaruar Fazlija. Ai është shprehur i kënaqur edhe me atmosferën brenda ekipit, duke vlerësuar gjendjen fizike dhe motivimin e futbollistëve në prag të përballjeve të nëntorit. “Stërvitja ka qenë shumë e mirë. Jam bashkuar menjëherë me ekipin. Skuadra është në formë të mirë, të gjithë jemi të lumtur, të motivuar dhe të fokusuar. Presim një ndeshje shumë të mirë kundër Izraelit, në shtëpinë tonë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, ka shtuar ai. Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë, ndërsa më 17 nëntor do të luajë në udhëtim kundër Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar