Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Aktakuzë ndaj një personi për ngjarjet e 29 majit të 2023-ës në Zveçan

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aktakuzë ndaj një personi për ngjarjet e 29 majit të 2023-ës në Zveçan
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., për sulmin e 29 majit ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve në Zveçan. Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ngarkohet me dy vepra penale: “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”. "Sipas aktakuzës, më 29 maj 2023 nga ora 06:00 e mëngjesit e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin ku ndodhet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri A.S., në koordinim me shumë të dyshuar të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, ka marrë pjesë në grupin e personave në kryerjen e këtyre veprave penale". "A.S., akuzohet se në bashkëkryerje, përmes përdorimit të dhunës i ka sulmuar ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorë mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë zjarri. Si pasojë e këtyre sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dhe së paku 30 (tridhjetë) pjesëtarë të KFOR-it, 3 (tre) prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda", njofton Prokuroria. Gjatë këtij sulmi po ashtu, janë sulmuar edhe veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e asaj dite.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar