Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tuchel: Nuk kam asgjë personale me Palmerin

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tuchel: Nuk kam asgjë personale me Palmerin
Trajneri Thomas Tuchel ka theksuar se mungesa e Cole Palmer në skuadrën e Anglisë nuk është “çështje personale”. Megjithatë, përjashtimi i yllit të Chelsea përbën një mesazh të qartë dhe të fortë. Palmer është në formë të mirë dhe një verifikim i kryer nga stafi mjekësor i Anglisë në bashkëpunim me Chelsea e konfirmoi këtë. Por, Tuchel u ka dhënë përparësi lojtarëve që ishin të disponueshëm dhe që treguan vlerat e tyre gjatë grumbullimit të mëparshëm të kombëtareve. Gjatë periudhës së Tuchel, Palmer ka qenë i padisponueshëm për t’u përzgjedhur në tri raste për shkak të dëmtimeve, ndërsa është tërhequr nga skuadra në dy raste të tjera. “Bëhet fjalë gjithmonë për ata që janë të pranishëm në grumbullim, ata që nuk tërhiqen,” tha Tuchel. “Ata që i shoqërojnë fjalët me vepra, vijnë në grumbullim, tregojnë se u intereson vërtet dhe shfaqin cilësi. Kjo është ajo që ne do të shpërblejmë gjithmonë. Ka rëndësi ajo që bën gjatë grumbullimit. Grumbullimi i fundit ishte i shkëlqyer, ndaj besimi dhe përkrahja shkojnë për lojtarët që ishin të pranishëm aty“, tha Tuchel. “Mjaft me lojtarë të tipit ‘numër 10’, do të vazhdojmë me djemtë që ishin në grumbullim. Besoj se të gjithë kanë një dëshirë të madhe për të luajtur për Anglinë dhe Cole nuk bën përjashtim,” tha Tuchel. Më tej, trajneri gjerman tha: “Cole po humbet shumë mundësi për të lënë mbresa këtu. Lojtarët që ishin në grumbullim ndërtuan diçka të jashtëzakonshme gjatë këtyre dy javëve e gjysmë, prandaj merita u takon atyre dhe besimi u jepet atyre”. “Nuk është çështje personale. Nuk do të mendonim kurrë se Cole nuk e ka dëshirën e duhur për të luajtur për vendin e tij, por konkurrenca është e hapur. Lojtarët që ishin në grumbullim bënë një punë të shkëlqyer dhe e ruajtën vendin e tyre“,tha Tuchel.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar