Sport
Kreshnik Hajrizi: I lumtur që jam rikthyer, pres rezultat pozitiv
Reklamë e Sponsorizuar
Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi është rikthyer te Kombëtarja e Kosovës pas një kohe të gjatë për shkak të lëndimit.
Hajrizi u paraqit sot në stërvitje te “Dardanët” dhe tha disa fjalë për kamerat e FFK-së.
Ai është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në ekipin kombëtar.
“Kënaqësi e madhe që jam rikthyer. Shyqyr tani ka shkuar shumë mirë pas lëndimit. Stërvitja shumë mirë, po përgatitemi lojën shumë mirë. Si gjithmonë, atmosfera është shumë e mirë.
“Është mirë që luajmë në shtëpi. Shpresojmë një lojë të mirë dhe me tri pikë”,u shpreh Hajrizi
Kujtojmë që Kosova të shtunën luan ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: