Sport
Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës ka mbetur pa shërbimet e qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve kundër Izraelit dhe Irlandës.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Dellova është liruar nga grumbullimi pas ekzaminimeve mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se ai nuk është në gjendje të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda.
Sipas njoftimit, futbollisti kishte shprehur dëshirën për të qëndruar me ekipin dhe për ta ndihmuar Kosovën në këto dy përballje, por gjendja e tij fizike nuk ia mundëson një gjë të tillë.
FFK-ja i ka uruar Dellovës rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushën e gjelbër.
Kujtojmë se Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë, ndërsa më 17 nëntor do të luajë në udhëtim kundër Irlandës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: