Sport
I dënuar me 12 vite burg për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari nga Dibra
Reklamë e Sponsorizuar
Operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted” ka vënë në pranga në Bolzano të Italisë një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ishte i dënuar me burgim për një krim të rëndë.
Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Vanxhel Balla, i lindur në Dibër, ndaj të cilit Interpol Tirana kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e kishte dënuar me 12 vjet heqje lirie – nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet – për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve të autoriteteve, Balla në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. B., dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta, kanë privuar nga jeta me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z
Punimet dhe procedurat zyrtare për transferimin e tij drejt vendit tonë po kryhen përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, ndërsa autoritetet policore bëjnë me dije se operacionet e kësaj natyre do të vijojnë për kapjen e personave të tjerë me rekorde kriminale që fshihen jashtë vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: