Kronikë
Skandal në Hungari: Kryeministri Magyar konfirmon arrestimin e vëllait të Viktor Orbanit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, ka konfirmuar zyrtarisht ndalimin e vëllait të ish-kryeministrit Viktor Orban, i cili dyshohet për përfshirje në trafikim me njerëz.
Gjatë një konference për media, Magyar bëri të ditur se pas arrestimit të mëparshëm të tre ish-ministrave të kabinetit të Orbanit, tashmë në paraburgim ka përfunduar edhe vëllai i ish-kreut të qeverisë.
“Tre nga ish-ministrat e tij tashmë janë në paraburgim, ndërsa sot në paraburgim përfundoi edhe vëllai i tij,” u deklarua Magyar, duke iu referuar Viktor Orbanit.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ky zhvillim vjen menjëherë pasi Agjencia Kundër Korrupsionit në Hungari njoftoi për ndalimin e katër personave në lidhje me këtë hetim.
Në krahun tjetër, ish-kryeministri Viktor Orban ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku e ka cilësuar këtë arrestim si një hakmarrje të pastër politike ndaj tij.
“Në këtë lojë të ndyrë, qëllimi është eliminimi i kundërshtarit politik dhe vendosja e një sistemi njëpartiak. Unë jam objektivi, ndërsa vëllai im më i vogël është vetëm një mjet,” ka shkruar ish-kryeministri.
Identitetet e personave të ndaluar nuk janë bërë publike nga Zyra Kombëtare për Mbrojtjen dhe Rekuperimin e Pasurive, një strukturë kjo e themeluar nga kryeministri Magyar për të hetuar pretendimet për korrupsion gjatë 16 viteve të qeverisjes së Orbanit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: