Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Ambasada amerikane: Stërvitja “Defender Europe 2025” rrit ndërveprimin e FSK-së me NATO-n

Redaksia Lajmetereja • 29-05-2025 12:26
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ambasada amerikane: Stërvitja “Defender Europe 2025” rrit ndërveprimin e FSK-së me NATO-n
Publikuar më: Ambasada e Amerikës në Kosovë njofton se si pjesë e DEFENDER 25, stërvitja më e madhe vjetore e Ushtrisë Amerikane, afërsisht 180 personel nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane të Pensilvanisë do të vendosen në Kosovë për të marrë pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Në njoftim të kësaj ambasade theksohet se ky ushtrim shënon një komponent kritik të përpjekjeve të Ushtrisë Amerikane për të rritur gatishmërinë, për të demonstruar aftësitë e shpejta strategjike të vendosjes dhe për të përforcuar bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët e NATO-s. I planifikuar nga 26 maji deri më 9 qershor, Reagimi i Menjëhershëm 25 është një nga tre ngjarjet kryesore të trajnimit DEFENDER 25 dhe përfshin më shumë se 12,000 trupa nga ShBA-ja, aleatët dhe vendet partnere. Aktivitetet shtrihen në tetë vende: Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mali i Zi, Maqedonie e Veriut dhe Sllovaki. Në Kosovë, Divizioni i 28-të i Këmbësorisë dhe FSK-ja do të marrin pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 si një seli divizioni që mbikëqyr një brigadë shumëkombëshe., thuhet tutje në njoftim. “Ky angazhim mbështet planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së, duke çuar përpara evolucionin e saj në një forcë mbrojtëse territoriale shumë-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n, forcë kjo e icla është forcë mbrojtëse nën kontrollin civil” njofton më tej Ambasada e ShBA-së në Kosovë
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar